Gjykata e Tiranës do të vendosë sot për “fatin” e Anjeza Shabanit e cila vetëm tre ditë më parë u shfaq në një video ku dhunonte fëmijën 3-vjeçar në kopshtin që ajo menaxhonte. Ajo ka mbërritur në Gjykatë dhe në seancë kanë qenë të pranishëm edhe familjarët e saj, ku ajo i ka thënë babait të saj se është mirë, ndërkohë që ai i ka thënë; “Bravo, e fortë të bëhesh”
Policia e prangosi Shabanin pas kërkesës së Prokurorisë ku ajo kërkon “Arrest me burg” ndërkohë që është gjykata ajo që do të vendosë për masën e sigurisë ndaj saj.
Sakaq, ekspertët kanë shkuar edhe në kopshtin që ajo menaxhonte dhe kanë pyetur edhe fëmijët dhe stafin e institucionit, në prani të psikologëve dhe prindërve të tyre.
Anjeza Shabani akuzohet nga prokuroria për 3 vepra penale, “Dhunë ndaj të miturve”, “Shpërdorim detyre” dhe “Aktivitet të paligjshëm tregtar”.
(shqiptarja / r.a)