Kryeminstri britanik, David Cameron votoi në referendumin që do të vendosë largimin ose jo të vendit të tij nga Bashkimi Evropian.
Lideri i konservatorëve, i cili ka bërë fushatë për qëndrimin e Britanisë së Madhe në union, votoi pranë rezidencës së tij në Downing Street, në qendër të Londrës, së bashku me bashkëshorten e tij, Samantha.
“Gjëja e mirë për të bërë, gjëja britanike për të bërë është që të luftojmë për një Britani të Madhe në BE dhe jo për opsionin e Anglisë së vogël të Nigel Farage. Është në interesin kombëtar të Britanisë së Madhe që të mbahet një objektiv i përbashkët në Evropë për të evituar konflikte të ardhshme mes vendeve evropiane”, deklaroi para pak ditësh kryeministri britanik. (java / r.a)