Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, ka kërkuar mbështetje për bujqësinë. Sot, në konferencën e mikrofinancimit, ai është shprehur se “ky sektor ka nevojë për financim dhe fondet duhet të jenë prezentë në të gjithë vendin”.
Sipas Panaritit, bujqësia ka nevojë aq shumë për financim. “Të mbështesim bujqësinë që të rrisë kapacitetet. Fondet e mikrofinacimit prezentë në gjithë vendin. Bujqësia është lokomotiva e ekonomisë tonë”, ka deklaruar ministri.
ma.me