Paga mujore e presidentit të vendit Hashim Thaçit bashkë me atë të kryeministrit Isa Mustafa dhe të ministrit të financave Avdullah Hotin kapin vlerën e 5546 euro.
Por në Kosovë është dikush që merr gati po kaq para i vetëm.Është ky drejtori menaxhues i Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës, Adrian Zalli që merr pagë mujore prej 5223 euro.
Këtë ai e ka bërë vet publike përmes deklarimit të pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsion. Niveli i kësaj page në institucionin që i raporton Kuvendit, caktohet nga bordi.
E këto të ardhura të kreut të Trustit që ka në menaxhim 1.3 miliard euro i vlerëson të tepërta drejtuesi i komisionit parlamentar për mbikëqyrjen e financave publike, referon Express. (b.an)