Arlind Ajeti ka qenë një nga lojtarët më të mirë të Shqipërisë në këtë Kampionat Europian.
Aq sa për mbresat që la në ndeshjen përballë Francës fitoi vendin e titullarit në ndeshjen vendimtare përballë Rumanisë duke lënë në stol Canën, transmeton oraneës.
Madje, Arlind Ajeti u zgjodh nga UEFA si lojtari i ndeshjes në fitoren e Shqipërisë përballë rumunëve.Kështu disa skuadra janë vënë në ndjekje të Ajetit. Një ndër to është edhe skuadra e madhe turke, Fenerbahce. Në po të njëjtën skuadër luajnë lojtarë të mëdhenj si Nani dhe Van Persie. (b.an)