Komiteti Ekonomik për Evropën në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, përmes një raporti për procedurat dhe barrierat tregtare në Shqipëri, i ka kërkuar Qeverisë shqiptare të anulojë urgjentisht tarifën e skanimit prej 22 eurosh, që bizneset detyrohen të paguajnë për çdo deklaratë doganore në doganat e Shqipërisë, shkruan Koha Ditore.
“Tarifa paguhet edhe kur ngarkesa nuk skanohet, e madje edhe në pikat doganore ku nuk ka fare skanerë të instaluar.
Kjo është një praktikë e papranueshme. Ajo krijon një taksë efektive, e cila nuk është bazuar në ligj, ndaj duhet të hiqet”, thuhet në raportin e OKB-së. (b.an)