Rikthehen sërish shantazhimet e vajzave përmes videove intime. Dy të rinj nga Tirana kanë shantazhuar një vajzë me publikimin e një videoje të saj, duke i kërkuar 2 mijë euro, si kushtin për mospublikimin e materialit.
Njëri prej të rinjve është arrestuar nga policia e shtetit ndërsa tjetri është ende në kërkim.
Erjon Prenga, 21 vjeç ka përfunduar në pranga, ndërsa në kërkim është shpallur shtetasi 25 vjeçar me inicialet A.S.
Shantazhi është bërë kundrejt vajzës me iniciale K.L./java/a.k