Kryebashkiaku i Tiranës Veliaj ka ftuar përmes një postimi në facebook të gjithë artistët profesionistë dhe amatorë, të huaj dhe vendas të bashkohen më datën 23 qershor në Festën e Muzikës.
Veliaj ka shkruar se Tirana do t’i bashkohet 70 qyteteve të tjera në festën e promovimit të muzikës dhe talenteve.
Ja çfarë shkruan ai: “Tirana më 23 qershor i bashkohet 70 qyteteve të tjera në festën e promovimit të muzikës dhe talenteve. 8 vende të ndryshme në Tiranë, mbi 15 zhanre muzikore, artistë profesioniste dhe amatore, të huaj dhe vendas. Gjej skenën më afër lagjes tënde dhe bashkohu me festën”, mbyllet postimi i Veliaj në facebook. (b.an)