Presidenti i Republikës, Bujar Nishani priti sot në mesditë dhe zhvilloi një takim me Deputeten shqiptare të Parlamentit të Kroacisë, znj. Ermina Lekaj-Përlaskaj.
Zyra e shtypit e Presidencës njofton se gjatë takimit mes Kreut të Shtetit dhe deputetes shqiptare në Parlamentin kroat u diskutua mes të tjerash, rreth situatës së shqiptarëve në Kroaci, si dhe mbi mundësitë e bashkëpunimit sa më të mirë në aspektin kulturor, ekonomik, turizëm, si dhe në fushat e tjera të jetës mes dy vendeve dhe popujve tanë. (java / r.a)