Lideri i opozitës Lulzim Basha ka kërcënuar me destabilitet politik të vendit, nëse reforma në drejtësi kalon në mënyrë të njëanshme në parlament. Pas mbledhjes së grupit parlamentar të PD, kryedemokrati tha se me me aktin e maxhorancës, kërkesën për dërgim në kuvend të draftit të reformës, qeveria dhe Edi Rama u vetëdenoncuan si armiqtë e reformës, duke e dënuar me dështim.
“…me aktin e sotëm Edi Rama u vetëdenoncua si armiku i reformës, pasi duke cuar njënashëm kërkesën për draftin që kap politikisht drejtësinë ka marrë përsipër dëshimin e sigurtë, shtyrjen me një vit të reformës dhe nga ana tjetër duke rrezikuar destabilizimin politik të Shqipërisë… Çështja që na ndan me Ramën është e rëndësishme, nëse ka reformë ajo do bëhet sipas Venecias, dhe me këtë nuk ka kapje politike, këtë do PD, këtë do opozita e shtuar në radhët e saj edhe me faktorë që deri dje nuk e kane parë vetën në opozitë, ne e kemi bërë zgjedhjen, Venecia e ka sanksionuar, kjo është rruga, zbatimi i rekomandimit 88”- tha Basha.
Në mbledhjen e grupit parlamentar të PD, Basha ka informuar deputetët se Vangjel Dule dhe Nard Ndoka janë në krah të opozitës përsa i përket reformës në drejtësi./java/a.k