Ndriçimi me dritat LED mund të jetë një zgjidhje e mirë për të shmangur koston dhe ndotjen e ambientit, por duket se ato kanë ndikime negative në shëndetin e njerëzve.
Shoqata Mjekësore Amerikane (AMA), gjatë takimit të përvitshëm, që u mbajt më 14 qershor, ka bërë të ditura rezultatet e punës së saj kërkimore mbi këtë temë.
Llambat LED mund të jenë të dëmshme për syrin. Kjo pasi drita është shumë e përqendruar dhe mund të dëmtojë retinën. Problemi mund të jetë më i madh në rastet kur drejton makinën. Ndërsa efekti tjetër ka të bëjë me prishjen e ciklit të gjumit.
ma.me