Mbretëresha e Britanisë së Madhe Elizabetha II, nuk ka ndonjë qëndrim se çfarë duhet të bëjnë britanikët, ta lënë BE’në apo të qëndrojnë, por ajo privatisht ka folur rreth kësaj çështjeje. Në një darkë, Mbretëresha Elizabeth ka kërkuar nga të pranishmit që t’i japin asaj “3 arsye të forta për të cilat Britania e Madhe do të mbetej pjesë e Bashkimit Europian”.
Këto detaje i ka rrëfyer historiani dhe biografi i Mbretëreshës Robert Lacey. BBC ka njofuar se Lacey këto qëndrime i ka publikuar në mediat britanike, pa dhënë më shumë shpjegime. Por, ai i ka thënë agjencisë AP se “ajo (Mbretëresha), këtë pyetje e ka bërë vetëm për të hapur një debat të shëndoshë në tavolinë”.
Lacey ka theksuar se Mbretëresha është e koshiente për pjesët e ndryshme të Mbretërisë së Bashkuar dhe se për të është shumë e e rëndësishme që të mos e jap mendimin e saj rreth kësaj teme çfarëdo që është ai.
“Njësoj mund të thuhet edhe për bashkëshortin e saj” ka thënë Lacey.
Me këtë rast është prononcuar edhe Pallati Buckingham. Sipas zëdhënësit, Mbretëresha qëndron mbi politikën dhe se për çështjet politike, ajo vetëm e këshillon qeverinë. Zëdhënësi i Mbretëreshës ka thënë se vendimin për këtë duhet ta marrin qytetrarët e Britanisë së Madhe.
ma.me