Policia asgjeson 11810 bimë të dyshuara Cannabis – Sattiva.
Më datë 21.06.2016 u konstatuan dhe asgjesuan 11810 (njëmbëdhjetë mijë e tetëqind e dhjetë) bimë gjithsej të dyshuara Cannabis – Sattiva.
•1040 (dhjetë mijë e dyzet) bimë, në vendin e quajtur <Lumi i Ndërfushajve> dhe <Maja e Qerpikut>, fshati Mazrrek Shkodër, në zona të pyllëzuara me shkurre, me gjatësi 20-100 cm.
•640 (gjashtëqind e dyzet) bimë, në vendin e quajtur <Përroi i Sheut>, fshati Benë, Bashkia Vau Dejës.
•10130 (dhjetë mijë e njëqind e tridhjetë) bimë, në vendin e quajtur <Ishull në mes të dy degëzimeve të lumit Drin>, fshati Kosmaç, Bashkia Vau Dejës.
Policia po punon për kapjen dhe identifikimin e autorëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal.
Asgjësohen 1596 bimë kanabis në Skrapar
Asgjësohen 1596 rrënjë bimë narkotike
Më datë 21.06.2016, nga Seksioni për Krimet në Komisariatin e Policisë Skrapar, në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e masave për “Parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike”, u gjetën dhe asgjësuan me anë të djegies 1596 rrënjë bimë narkotike Canabis Sativa.
Bimët u gjetën të kultivuara në një parcel pa pronar, në vëndin e quajtur ‘’Pylli i Ceries’’, në fshatin Dobrush, Bogovë.
Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit (autorëve).
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale ‘’Kultivimi i bimëve narkotike’’, parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal./a.m.