Një dyqan armesh online në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka shitur më shumë se 30 mijë armë gjysmë automatike “AR-15” në një periudhë prej shtatë ditëve.
The Independent raporton se dyqani Hunter’s Warehouse, më bazë në Bellevue, Pensilvania, ka pohuar se që nga vrasja e 49 personave në incidentin e klubit të natës në Orlando, arma “AR-15” është bërë e famshme në mesin e blerësve, përcjell Gazeta Express.
E ngjashme me armën ushtarake “M-16”, arma “AR-15” është përdorur në incidentin e madh në shkollën elementare “Sandy Hook”, në qendrën rajonale “Inland” në San Bernardino dhe në klubin e natës në Orlando. ‘AR-15’ është duke u shitur shumë, shumë mirë.”, citohet “Gazeta Express”.