Kombëtarja jonë ka qenë e pafat këtë të mërkurë, teksa pas fitores me pak gola të Gjermanisë, Turqia ka fituar me më shumë gola se ç’na nevojiteshin për t’u kualifikuar në fazën tjetër të Euro 2016.
Gjermania nuk mundi të fitojë 4-0 ndaj Irlandës së Veriut edhe pse humbi dhjetëra raste të pastra. Sakaq Turqia ka fituar me rezultatin 2-0 ndaj Çekisë, duke i dhënë kështu shanse vetes për tu kualifikuar, por, duke na e hequr neve mundësinë.
Golat u realizuan nga Burak Yilmaz që në minutën e 10, ndërsa në pjesën e dytë, ka qenë Ozan Tufan që ka shënuar në të 65’.
Dy mundësitë e fundit që Shqipëria të Kualifikohet
GRUPI E
Nëse Italiafiton me Irlandën e Veriut nesër ose nëse barazon si dhe… ndeshja mes Belgjikës dhe Suedisdë. Nëse belgët, që kanë 3 pikë, përkundër 1 të suedezëvem, fitojnë ose barazojnë, kjo do t’i jepte shanse Shqipërisë.
GRUPI F
Fitorja e Hungarezëve përballë Portugalisë do t’i jepte shanse Shqipërisë ndërsa fitorja e Islandes ose Austrise nuk do te ndikonte.
Ndërkohë në ndeshjen tjetër të luajtur mes Spanjës dhe Kroacisë, rezultati ka qenë i papritur, teksa kroatët përmes Perisiç kanë kaluar në avantazh në minutën e 87’, pas një barazimi që mbajti të ndeshur të gjithë ndeshjen. Kroacia mundi të fitojë në minutat e fundit me kthim rezultati./java/a.k