Të paktën 1195 gazetarë janë vrarë për shkak të punës së tyre nisur që nga viti 1992, duke përfshirë disa dhjetëra në këto muaj të fundit. Ndjekjet e këtyre çështjeve penalisht përbëjnë vetëm 3% të të gjitha dosjeve të vrasjeve.
Në të paktën 987 raste, vrasësit janë të njohur… por ata shpëtojnë pa u dënuar, raporton Komiteti i Mbrojtjes së Gazetarëve. KMG tregon se ka gjetur vetëm 34 raste, në të cilat dikush është dënuar për vrasjen e gazetarëve.
Vrasësit përgjithësisht përfshijnë rezidentët lokalë, personelin ushtarak si dhe ekstremistë të grupeve terroriste si psh ISIS.
Iraku, Somalia, Filipinet dhe Siria janë vendet ku ka më shumë pandëshkueshmëri të vrasjeve të gazetarëve. Iraku është vendi ku janë vrarë më shumë gazetarë se kudo në botë./java/a.k