Shqiperia do te prese edhe rezultatet e ndeshjeve ne dy ditet e ardhshme per te pare nese eshte njera nga kater skuadrat e renditura ne vendin e trete qe kualifikohen.
Por cilat kombinime e kualifikojne Shqiperine?
Pas perfundimit te ndeshjeve te grupit B ku Shqiperia nuk pati asnje perfitim, sot e gjithe vemendja do te jete nga Gjermania.
GRUPI C
Gjermania me 4 pike luan ndeshjen e fundit me Irlanden e Veriut me 3 pike dhe do te duhet te pakten nje fitore 4-0 e gjermaneve qe Irlanda te kete nje golavarazh me te keq se Shqiperia. Ndersa ne ndeshjen tjeter duhet nje fitore ose te pakten barazim i Polonise me 4 pike me Ukrainen qe ska asnje pike.
GRUPI D
Spanja luan ndeshjen e fundit me Kroacine dhe dy skuadrat kane njera 6 dhe tjetra 4 pike. Sido qe te dale ky takim, nuk ka ndikim per Shqiperine. Me interes eshte ndeshja tjeter mes Cekise qe ka 1 pike dhe Turqise 0. Per Shqiperine do te duhej nje barazim i tyre ne rastin me te mire dhe ne rastin me te keq nje fitore e Turqise 1-0.
GRUPI E
Italia me 6 pike luan me Irlanden e vendit te fundit dhe nje fitore e axurreve ose nje barazim do ti vlente Shqiperise per shkak se Irlanda ka vetem nje pike. Me interes eshte edhe ndeshja mes Belgjikes me 3 pike dhe Suedise me 1 pike. Per Shqiperine do te duhej nje fitore e belgeve ose nje barazim.
GRUPI F
Hungaria qe ka 4 pike perballet me Portugaline me 2 pike dhe per Shqiperine rezultati me i mire do te ishte fitorja e hungarezeve. Ndersa ne ndeshjen tjeter fitorja e Islandes ose Austrise nuk do te ndikonte ne ecurine e Shqiperise./Panorama/a.m.