Gjykata e Tiranës ka liruar drejtorin juridik të ARRSH-së Dritan Fejzo, i cili u akuzua për shpërdorim detyre pas aksidentit tragjik të disa javëve më parë, ku humbën jetën dy fëmijë të mitur.
Masa e sigurisë ndryshoi nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”. Nga hetimet e nisura në pranga përfunduan edhe drejtori rajonal i Autoritetit Rrugor në Tiranë Bib Gjomaka si dhe drejtori i Sigurimit të Cilësisë pranë ARRSH Lek Lushaj.
Aksidenti i ndodhur disa javë më parë erdhi si pasojë e një të çare në barrierën mbrojtëse të autostradës, pranë zonës së Qerretit në Kavajë. Nga përplasja humbën jetën dy fëmijë të mitur, 3 dhe 5 vjeç… sipas hetimeve të prokurorisë, aksidenti nuk do të kishte patur pasoja fatale nëse e çara që lejonte kalimin e makinave në një karburant aty pranë nuk do të kishte qenë.
Vëlla e motër humbën jetën në mënyrë tragjike dhe të shëmtuar, teksa ishin pasagjerë së bashku me nënën e tyre dhë vëllain 1 vjeç. 24 vjeçarja Silvana Negollari ishte drejtuar në burgun e Rrogozhinës për të takuar të shoqin./java/a.k