Michael Sandford, i cili u arrestua të shtunën në një kazino në Las Vegas, pranoi se ai kishte për qëllim të vriste Donald Trump dhe për këtë kishte udhëtuar nga Kalifornia.
Sipas dokumenteve të gjykatës, Sandford iu afrua Trump duke pretenduar se dëshironte një autograf dhe në atë moment ai u përpoq për të vjedhur armën nga një oficer i policisë.
Sipas të akuzuarit, ai vrasjen e kishte planifikuar prej një viti dhe nuk priste se Trump do të mbijetonte.
Siç shkruajnë mediat e huaja, policia ka zbuluar se Sandford kishte një patentë shoferi britanike dhe se kishte praktikuar të gjuante me armë një ditë para atentatit në Nevada.
Prokurori i Përgjithshëm Heather Frejl ka thënë se nuk është vërejtur se Sanford vuante nga ndonjë sëmundje mendore, por që ka autizëm dhe që u përpoq më parë të bënte vetëvrasje.
Një 20-vjeçar është arrestuar nga policia amerikane, pasi tentoi të vriste kandidatin republikan për presidencialet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.
Sipas mediave ndërkombëtare, 20-vjeçari ka shtuar se nëse nuk do të tentonte të qëllonte gjatë këtij takimi do e bënte në takimin e radhës që Trump do të kishte në Feniks. /a.m.