Ambasadori i Francës në Shqipëri, Bernard Fitoussi ka vlerësuar tifozerinë kuqezi dhe mbështetjen që ata i kanë dhënë kombëtare shqiptare gjatë kampionatit evropian. Bernard Fitoussi, i pyetur rreth perceptimit që francezët kanë mbi popullin shqiptar tha se qytetarët e shtetit që ai përfaqëson kanë mbetur të surprizuar nga tifozeria shqiptare.
“Francezët kanë ngelur shumë të surprizuar nga tifozeria shqiptare. Ishte shumë e ndryshme nga ajo se çfarë pamë disa ditë më parë. Të gjithë kanë parë tifozët shqiptar duke vallëzuar në rrugët e Marsejës. Imazhi i Shqipërisë ka ndryshuar në dy drejtime. E para ju jeni tifozeri fantastike dhe e dyta keni një ekip të mrekullueshëm”.
Këto deklarata diplomati frances i ka bërë nga Berati, ku në bashkëpunim me Kryqin e Kuq mundësoi zbatimin e projektit “Integrimi i gruas në tregun e punës”.shqip/a.k