Ambasada e SHBA në edicionin e kësaj jave “Pyesni Konsullin” vjen me një përmbledhje pyetjesh dhe përgjigjesh të përzgjedhura dhe të përgatitura nga Seksioni Konsullor në lidhje me tema në interes për qytetarët shqiptarë, të cilët dëshirojnë të vizitojnë, apo të jetojnë në Shtetet e Bashkuara.
Ne duam të sigurohemi që aplikantët të kenë informacion të saktë dhe të përditësuar. Pyetjet për Seksionin Konsullor mund të depozitohen në anglisht ose në shqip. Para se të postoni pyetjen tuaj në “Pyesni Konsullin”, sigurohuni që të vizitoni Pyetjet e Shtruara më Shpesh në faqen e internetit të Ambasadës Amerikane http://albanian.tirana.usembassy.gov/iaminquiringabout.html për të parë nëse pyetjes tuaj tashmë i është dhënë përgjigje.
Në faqen e ambasadës së SHBA thuhet se “Ne nuk do t’i përgjigjemi pyetjeve që tashmë janë tek Pyetjet e Shtruara më Shpesh. Ju lutemi, vini re se për shkak të natyrës publike të këtij forumi, ne nuk do t’i përgjigjemi pyetjeve personale, as nuk do të diskutojmë specifikat e rasteve individuale të vizave. Pyetjet që përmbajnë informacion privat, apo ato identifikuese do të fshihen për të mbrojtur privatësinë e aplikantëve. Megjithatë, ju jeni të mirëpritur të dërgoni çdo pyetje, që ka lidhje me një rast personal vize tek Ti***************@st***.gov. Për të pyetur në lidhje me shërbimet që ne ofrojmë për qytetarët amerikanë, ju lutemi vizitoni këtu faqen e internetit të Ambasadës Amerikane, ndërsa për pyetje specifike kontaktoni te**********@st***.gov”./a.m.