Policia e Kukësit ka vënë në pranga shtetasin B.C., 51 vjeç për dhunë në familje.
Sipas policisë, arrestimi i shtetasit u bë pasi për motive xhelozie, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases P. C., 42 vjeçe.
Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale ”Dhuna në familje”, parashikuar nga neni 130/a i K.Penal. (java / r.a)