Reforma në Drejtësi synon të projektojë super gjyqtarë dhe prokurorë, imun ndaj presioneve dhe joshjeve të politikës, me garanci të forta ekonomike dhe fizike.
Gjyqtarët dhe prokurorët, të cilët do t’i mbijetojnë kontrollit të trefishtë, për lidhjet me krimin, për justifikimin e pasurive dhe aftësitë profesionale, pritet të shndërrohen në njerëz me fuqi dhe ndikim, për të cilët ka një pritshmëri të madhe se do të shembim murin e pandëshkueshmërisë.
Shqiptarja.com zbardh planin e hartuar nga misionet ndërkombëtare, në bashkëpunim me autoritetet shqiptare, për mbështetjen financiare dhe garancitë e tjera, për njerëzit e drejtësisë së re dhe familjarët e tyre, për t’i bërë ata të pakorruptueshëm.