Një sulm terrorist që mund të rezultonte me pasoja katastrofike është shmangur sot në Bruksel. Ka qenë alarmi për praninë e një bombe që shërbimet inteligjente kanë pasur, gjë që ka vënë në lëvizje forcat e sigurisë.
Mësohet se një person i veshur me brez ekskplozivi ka kërcënuar një nga qendrat tregtare të Brukselit. Policia ka bërë të mundur neutralizimin e tij dhe prangosjen, ndërsa personat që ndodheshin në ambientet e qendrës tregtare janë evakuuar paraprakisht.
Zyrtarisht ende nuk është dhënë informacion mbi identitetin e kamikazit të mbetur në tentativë dhe lidhjet e tij me ndonjë organizatë terroriste. (java /r.a)