Bilanci i sigurisë së Euro-2016 në futboll gjatë 10 ditëve të garës në përgjithësi është konsideruar pozitiv, pavarësisht dhunës, çka bëri që të ndalohen 557 tifozë, konfirmuan të hënën në ministrinë e Brendshme dhe të Sportit.
“Gjithçka është përgjithësisht pozitive”, deklaroi ministri i sporteve, Patrick Kanner, gjatë një mbledhje në Qendrën ministeriale të krizës (CIC) për sigurinë e Euro.
“Gjithçka është administruar më së miri, pavarësisht numrit të madh të tifozëve”, theksoi nga ana e tij homologu i tij i Brendshëm, Bernard Cazeneuve, që përmendi edhe dhunën mes huliganëve rusë dhe anglezë në Marseje më 11 qershor, pergatiti Koha.
“Nga numri i përgjithshëm prej 557 tifozëve të ndaluar, 27 prej tyre janë dënuar me burg”, theksoi ministri i Brendshëm.
Ndërkohë, 25 tifozë të huaj janë dëbuar drejt vendeve të tyre, tha ai, duke bërë thirrje për “vigjilencë” dhe “mobilizim” të forcave të rendit. (b.an)