Uellsi i Gareth Bale po tregon një formë mjaft të mirë në këtë evropian, çka e ka shfaqur edhe në sfidën e tretë e të fundit të grupit B përballë Rusisë që e shpartalluan me rezultatin e thellë 3-0.
Britanikët kanë mposhtur lehtësisht ekipin rus duke dominuar përgjatë gjithë ndeshjes, pa vënë për asnjë moment në dyshim superioritetin.
Bale shfaqi një gormë mjaft të mirë duke udhëhequr ekipin e tij edhe në këtë sukses. bale arriti të shënojë një gol në minutën e 67-të që vulosi krejt sfidën.
Ndërkohë në 45 minutat e para për uellsianët shënuan Ramasey në minutën e 11-të dhe Taylor në minutën e 20-të.