Avioni solar ”Solar Impulse 2” nisi sot fluturimin mbi Atlantik, pasi la pistën e Nju Jorkut për të vijuar etapën e 15 të turit të tij botëror, i favorizuar nga Dielli si i vetmi burim karburanti, që do ta drejtojë për katër ditë drejt Seviljes, në Spanjë.
Avioni “SI2” u largua nga Nju Jorku dhe SHBA-ja rreth orës 02:30 minuta sipas orës lokale për një udhëtim të gjatë që pritet të zgjasë në total rreth 90 orë.
“Evropë, a je gati për udhëtimin e kthimit të ‘SI2’ mbi kontinent?”, shkroi në platformën Twiteer ”Solar Impulse”, gati tetë orë pas lënies së pistës së aeroportit njujorkez JFK./a.m.