Edhe pse makthi i viteve të vëshira ’97-’99, kur rrëmbimi i vajzave për prostitucion ka kaluar, ende shfaqen raste gjatë ditëve të sotme kur minorene të moshave të dnryshme pësojnë të njëjtin fat. Edhe pse në ditët e sotme fenomeni njeh një devijim të ri, atë drejt prostitucionit me dëshirë, nuk mungojnë as rastet kur femrat abuzohen pa përlqimin e tyre. Viktimë e një historie të ngjashme ka rënë një vajzë e mitur nga qyteti i Krujës.
Një 14-vjeçare ka rënë pre e abuzimit seksual dhe më pas shfrytëzimit për prostitucion nga një shtetas 45-vjeçar. E mitura nga Kruja përjetoi makthin dhe dhunën seksuale për plot 1 javë, aq sa u mbajt peng dhe u shfrytëzua nga shtetasi me inicialet A.N. i cili tashmë është arrestuar nga policia.
45-vjeçari e mbajti në banesë të miturën për plot 6 ditë, në të cilat kreu vazhdimisht marrëdhënie me të. Po ashtu, ai i sillte asaj në banesë klientë për kryerjen e marrëdhënieve kundrejt pagesës.
Ndalimi në flagrancë me klientin 17-vjeçar
Në momentet kur tutori u ndalua në banesë, policia gjeti aty edhe vajzën e mitur për të cilën kishte siguruar të dhëna se po abuzohej nga shtetasi A.N. prej disa ditësh. Madje në momentet e ndërhyrjes, policia gjeti në banesë edhe një 17-vjeçar me inicialet A.L.
Ky person, ishte klient dhe kishte paguar një shumë parash për të kryer marrëdhënie me vajzën e mitur. Ndaj këtij personi, policia referoi materialet në prokurori për akuzën e “kryerjes së marrëdhënieve kundrejt pagesës”. Ky person po ndiqet në gjendje të lirë./Javanews/a.m.