Komisioni Disiplinor i UEFA-s ka dënuar me 100 mijë euro gjobë Federatën e Futbollit të Kroacisë, pas sjelljeve të pahijshme të tifozëve të tyre në ndeshjen kundër Çekisë.
Tifozët kroat në fund të ndeshjes kundër Çekisë, filluan të hedhin flakadanë në fushë, ku ndërprenë ndeshjen për 10 minuta.
Kjo ka bërë që UEFA të dënojë ata dhe ka paralajmëruar drejtuesit e Federatës që të mos u shesin bileta tifozëve huliganë.
Kujtojmë se tifozët kanë paralajmëruar sërish skena të tilla në ndeshjen e ardhshme kundër Spanjës./a.m.