Nga Spartak Ngjela
Mos mendoni se nuk janë të lidhur. Janë antiperëndimorët sui generis të Shqipërisë që vijojnë ende të jenë prezent në Shqipëri. Por tani janë në grahmat e fundit. Otomanizmi shqiptar po jep shpirt.
Kanë rënë brenda: Haxhiu dhe Enveri kanë humbur në përbuzjen e kohës historike. Njërin e likuiduan shqiptarët, tjetrin e fshinë nga kujtesa po shqiptarët perëndimorë. Kurse, këta otomanë të fundit që i kemi nëpër këmbë, do t’i fshije Reforma në Drejtësi.
Kjo është arsyeja që Reforma do te miratohet në Parlamentin shqiptar.
Po ç’shtë otomanizmi? Njëlloj si korrupsioni shqiptar ala Berisha dhe ala Meta. Banditizmi familjar i pashallarëve, që emëronin familjarët dhe fshatarët e tyre në administratë, i lëshonin për të vjedhur popullin, dhe pastaj paguanin Porten e Lartë, dhe të tjerat i ndanin me administratën fisnore. Edhe gjyqet, pashai i drejtonte: domerhene Saliu… domerhene Meta… dhe të gjithe ata që kanë kaluar si këta.
Kjo Reformë amerikano-europianoperëndimore është shpronësimi i grabitësve të popullit. Këtë kërkon të bëjë Reforma shqiptare në Drejtësi… domethënë Amerika… domethënë Bashkimi Europian.
Po otomanët moderne?
Nuk kanë më asnjë shpresë. Shqiptarët do votojnë pro Amerikës. ..domethënë kundër neootomanizmit shqiptar.
Prisni të qetë dhe shpresoni realisht.
Avikat i nderuar, ke harruar dhe te veteshpallurin Mbret te Shqipetareve me ndihmen e Serbise Ahmet Zogun. Nuk po dua te replikoj me Ju zoti Ngjela, por sebashku me tre emrave te mesiperi i takon emri ne liste edhe Ahmet Zogut, pasi edhe Ai si Enver Hoxha dhe Sali Berisha ka ardhur ne pushtet dhe ka bere jo pak te keqia me ndihmen direkte te Serbise. Here tjeter mos e “Harro”, pasi te Huajte te cileve ju perkthej prej 1994 po me pyesin se, “Perse Mr.Ngjela se permend Ahmet Zogun si Otoman apo Sllav, apo e quan me te mire se tre emrat e tjere qe ka permendur ne shkrim…”. Avokat mos u ngut se pastaj behesh i pabesueshem si tek shqiptaret dhe tek te Huajt.