Avioni i kombëtares shqiptare ka bërë ulje të detyruar gjatë kthimit për në Pero Guirec, ku është baza e kuqezinjve.
Shkak ka qenë moti i keq dhe jo ndonjë problem në mjetin fluturues.
Kombëtarja u nis sot nga Lioni për në qendrën stërvitore Peros Guirec, e cila është jo më shumë se 1 orë me avion dhe 4 orë larg me autobus, por me sa duket moti i keq ka detyruar avionin të ulet sërish në Lion.
Sakaq, ekipi shqiptar ka zgjedhur më pas të udhëtojë me autobus, ndërsa fatmirësisht kanë arritur shëndoshë e mirë në qendrën stërvitore Peros Guirec.
Drejtori teknik i kuqezinjve, Alban Bushi në një prononcim për News 24 tha se të gjithë futbollistët janë mirë. “Jemi të gjithë shumë mirë”, tha Bushi.
D.I.