Forcat e policisë së Lushnjes, në kuadër të operacioneve kundër kultivimit të narkotikëve kanë gjetur dhe asgjësuar 720 bimë kanabis sativa.
Autoritetet lokale bëjnë të ditur se bimët janë gjetur gjatë një kontrolli të ushtruar në fshatin Zhelizhan, në shtratin e lumit Seman.
Ato kishin një lartësi nga 20 deri në 30 cm dhe janë asgjësuar përmes zjarrit. Burimet zyrtare shtojnë më tej se policia po punon për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve.
TCH/d.i.