Të gjithë më së shumti dëshirojmë ta fillojmë ditën me kafen e mëngjesit. Llumi i kafes na nevrikos të gjithëve, aq më parë nëse nuk arrijmë të lajmë filxhanin menjëherë pasi të kemi pirë kafen. Mos e hidhni lëngun.
Ka aq mënyra që ta përdorni, por që akoma nuk dini se si, transmeton Telegrafi.
Karotave u bën mirë llumi i kafes
Qiteni në lehe të karotave dhe ato më shpejt dhe më mirë do të rriten.
Gërvishtjet dhe njollat në dru
Fërkojeni kafen në vendin e dëmtuar, aty ku është zbehur ngjyra… dhe ngjyra do të kthehet. Aromat e pakëndshme nga duart mund t’i eliminoni nëse i lani me kafe.
Kanalizimi
Pak lëng kafeje në kanalizim dhe eliminon në mënyrë të përsosur aromat e pakëndshme.
Vëreni pasi t’ju kenë pickuar insektet
Fërkojeni llumin në vendin të cilin dëshironi ta mbroni nga pickimi i insekteve, sepse aroma e fortë e kafes i largon.
Për të aromatizuar frigoriferin
Mjafton që në të të vendosni një kupë me llum kafeje dhe ta lini të veprojë për gjatë gjithë natës. Por nëse dëshironi që t’i jepni një aromë akoma edhe më të mirë frigoriferit tuaj atëherë mjafton që llumit të kafesë t’i shtoni pak vanilje apo ndonjë aromë tjetër që preferoni më shumë.
Freskues i lokalit
Lëreni llumin e kafes në një enë dhe vendoseni në një pjesë të banesës në të cilën dëshironi t’i eliminoni aromat e pakëndshme, siç janë ato të frigoriferit apo të shportës së bërllokut.
Mjet për pastrim
Nëse enët ju janë bërë shumë të palara, llumi i kafes do t’jua zgjidhë problemin. Fërkojeni në enë të cilën dëshironi ta pastroni, por kujdes që të mos e thithë ngjyrën. Gjithashtu, nëse dëshironi që mobiliet e drurit t’i bëni të shkëlqejnë, përzieni llumin me ujë, lyeni mobilien dhe lëreni të veprojë disa çaste, pastaj fshijeni me leckë të pastër.
Maska për flokë
Fërkojeni llumin në flokë para se t’i bëni me shampon dhe lërini pak të qëndrojë dhe pastaj lajini me ujë. Biondinat këtë maskë nuk do të duhej ta bënin, mirëpo zonjat flokëgështenja pas trajtimit flokët do t’i kenë të shkëlqyeshme!
Pilingu
Përzieni llumin e kafes me mjaltë dhe bëni piling, i cili mund të përdoret për trup dhe fytyrë dhe i cili lëkurën tuaj do ta bëjë tepër të bukur dhe do t’i jap shkëlqim. Gjithashtu, është i shkëlqyeshëm edhe kundër celulitit. Patjetër duhet ta provoni!
Llum kafeje për të reduktuar celulitin dhe jo vetëm
Përzienië në një tas llum kafeje të ngrohtë me një lugë vaji ulliri ose bajamesh apo edhe arrash. Ndërkaq, zonat e lyera me këtë “krem” mbështillini me një qese kuzhine dhe lërini ashtu për 5 minuta. Pasi ta keni hequr qesen, qetësohuni me një dush të ngrohtë. Përsëriteni këtë proces dy herë në javë.
Pleh
Llumi i kafes i përzier me ujë është i shkëlqyeshëm për ushqimin e herë pas hershëm të dheut të luleve shtëpiake./telegrafi/a.k