Kombëtarja shqiptare nuk ka vetëm përkrahjen e shqiptarëve. Tifozeria për të kalon edhe jashtë kufijve dhe një prej tyre është edhe balerina e njohur në rrjetet sociale si Jeamy Blessed, e cila vazhdon të përkrahë shqiptarët.
Bukuroshja që është shumë e pasionuar pas muzikës moderne shqiptare, është shprehur e kënaqur për fitoren e Shqipërisë në ndeshjen kundër Rumanisë.
“Jam shumë krenare me ty Shqipëri. Ia dolëm”, ka shkruar ajo krahas një fotoje, ku shfaqet me shqiponjën në shpinë.
18-vjeçarja me origjinë nga Gana, por që është rritur në Gjermani, ka thënë se kontaktin e parë me këngëtarët shqiptarë në YouTube e ka pasur krejt rastësisht dhe vendosi që të bëjë koreografi.
Noa/d.i.