Një tjetër rekord botëror u thye në vitin 2015, me 65,3 milionë persona të shpërngulur, që janë detyruar të largohen nga banesat ose vendi i tyre për shkak të luftërave dhe persekutimit, njoftoi Komisariati i Lartë për Refugjatët në OKB (HCR).
Vit pas viti, që prej vitit 2011, data që filloi konflikti sirian, kjo shifër nuk pushon së rrituri, sipas raportit të fundit statistikor vjetor të publikuar sot nga HCR-ja, ndërkohë që ka qenë relativisht stabël mes vitit 1996 dhe 2011.
Në raport me vitin 2014, rritja është me 9,7 për qind.
Këto 65,3 milionë persona përfaqësojnë më shumë se sa popullsia e Britanisë së Madhe./a.k