Etrit Berisha u shpreh se nga fillimi i lojës skuadra u ndje mirë dhe se kanë menduar vetëm fitoren. Sipas tij, skuadra luajti perfekt, ndërsa bëri një batutë edhe për 5 minutat e shtesës.
“Me siguri që e dinim se do të ishte një ndeshje mjaft e vështirë, por nuk kemi dhënë edhe më tepër se në ndeshjet e tjera. Por, ishim më të lirë psikologjikisht, pasi në ndeshjet e para kishim emocione. Prej fillimit të ndeshjes u ndjemë mirë dhe menduam vetëm fitoren. Ekipi luajti prefekt.
Edhe në ndeshje të tjera jemi paraqitur jashtëzakonisht mirë, por tashmë jemi rritur dita ditës. Jemi një skuadër shumë e mirë dhe shpresojmë të kualifikohemi dhe ti tregojmë cilësitë tona edhe më tepër.
Gabimi te goli me Zvicrës? Atë moment e kam kaluar. Të gjithë gabojnë dhe pas atij momenti mendoj se kam bërë paraqitje të mira dhe jam munduar ti jap shpresë skuadrës për të arritur rezultate.
Ndeshja e dytë dhe kjo sfidë që fituam me Rumaninë ishte jashtëzakonisht e mirë, pasi edhe nuk pësuam. Shpresojmë ta fitojmë grupin, për të bërë surpriza të tjera. 5 minuta shtesë? Mu dukën sikur 5 vite”, u shpreh ai./TCH/ a.k