Shkuarja në shtëpi e Rumanisë dhe mposhtja e saj nga Shqipëria, sipas gazetës serbe “Blic”, ka një fajtor, e ai është portieri Tatarushan.
“Dueli i drejtpërdrejtë për të shkuar më tej për këto dy përfaqësuese, nxori edhe heroin tragjik në këto dhjetë ditë të kampionatit”, shkruan blici, teksa më tej thotë se “portieri i Rumanisë do ta mbajë mend gjatë këtë ndeshje… tek goli i Sadikut ka reaguar si një fillestar.
Ai e llogariti keq dhe topi fluturoi në hapësirë”, thuren fjalët për portierin rumun, transmeton Koha.net.
Shqipëria, sipas po të njëjtës medie, është ende në lojë për fazën e ardhshme, pasi këtë e mundësoi futbollisti i Vaduzit, i cili shënoi dhe u bë i pari i Kombëtares Shqiptare dhe i një ekipi të Lihtenshtajnit që shënon gol në kampionat evropian.
“Ekipi i De Biasit kapi lavdinë… Edhe nëse nuk shkon më tej, shqiptarët kanë bërë një punë të madhe. Triumfi në një ndeshje në një konkurrencë të fortë, paraqet sukses të madh për këtë përzgjedhje”, përfundon blic.rs. (b.an)