Të shfaqurit seksi në klipe nuk përbën më lajm pasi ekspozimi i formave trupore është kthyer në trend për këngëtaret. Klipet e tyre kohët e fundit kanë filluar të ngjajnë shumë: jo vetëm paraqitja, por edhe lëvizjet janë identike.
Me siguri të gjithë e mbani mend klipin “Fenix” të Tunës dhe Cozman, ku në fund të tij, mbi një tavolinë bilardoje, këngëtarja na jep një pamje profili të të pasmeve të saj.
Më herët Anxhelina Hadërgjonaj në “Kopje pa kuptim”, paksa si Shakira, ka bërë po të njëjtën lëvizje të belit.
Adelina Berisha nuk i ka fshehur asnjëherë format e saj të trupit e po njësoj ka bërë edhe në breg të detit në klipin “A dalim”, rreth një vit më parë.
“Shumë qejf” e Dafina Zeqirit ishte një klip seksi dhe shumë sensual dhe duhet thënë se të pasmet e Duffye-t në këtë klip vështirë se mund të kalohen pa u parë.
“Dreq”-i i Encës ishte një “dreq” në tërësi, por pozicionet e saj mbi topin e madh rozë ishin shumë të ngjashme me të këngëtareve më sipër.
E fundit ishte Luana Vjollca, e cila dy ditë më parë lançoi klipin e saj më të ri. Nuk kishte se si edhe tek “Ai” të mungonin të pasmet “e ngritura”./ Dritare.net/ a.k