Përfaqësuesja e Spanjës e nisi kampionatin evropian si favoritja e tretë për ta fituar turneun, pas Francës dhe Gjermanisë. Pas dy ndeshjeve të para në grup me Republikën Çeke dhe Turqinë, La Roja i ka lëvizuar kuotat e basteve, duke qenë ajo favoritja për të triumfuar.
Ngritja e trofeut nga formacioni i Del Bosques tashmë kuotohet me koefiecientin 4.22, pra rreth 30% më pak se para ndeshjes me Turqinë. Skuadra e dytë favorite vjen Franca, me koeficent 4.75, nga 4.1 që ishte më parë.
Gjërmania, që ishte favoritja e dytë në fillim, tani është e treta, me koeficientin 5.06.
Një ndryshim të ndjeshëm ka pësuar edhe parashikimi për shpalljen e Italisë kampione e Evropës, me koeficentin 11, nga 17 që ishte para startit.
SS/d.i.