Një grua në Aspen të Kolorados ka shpëtuar djalin e saj pesë vjeçar nga goja e një luani mali, i cili e kishte sulmuar fëmijën në oborrin e shtëpisë.
Sipas policisë, gruaja tha fëmija po luante me vëllanë më të madh në oborr kur u dëgjuan britma. Ajo doli me vrap në obrro dhe ia hoqi me duart e saj fëmijën kafshës. Djali u dërgua menjëherë në spital në Denver, me plagë në fytyrë, kokë dhe qafë, por në gjendje të qëndrueshme.
Pas ngjarjes, ndihmësit e sherifit dhe policia pyjore lokalizuan një luan mali dhe e neutralizuan.
Luanët e malit nuk janë të rrallë në Kolorado, megjithatë shumë rrallë mund të shihen pranë qendrave të banuara. Sulmet ndaj njerëzve janë edhe më të rralla, me më pak se një duzinë viktima në 100 vjet.
CNN/d.i.