Personat e dënuar për veprat penale që ndërlidhen me terrorizmin, gjatë vuajtjes së dënimit në institucionet korrektuese, mund t’i indoktrinojnë të dënuarit tjerë, që vuajnë dënimet për vepra penale ordinere, vlerësojnë ekspertët e fushës së sigurisë, si dhe ekspertë të fushave të sociologjisë dhe psikologjisë në rubrikën e përjavshme “Fokus” të Radios Evropa e Lirë.
Sipas tyre, në Kosovë, në Shërbimin Korrektues, i cili administron burgjet, nuk ka ndonjë sistem edukues dhe në mungesë të kapaciteteve, nuk ekziston mundësia e ndarjes fizike e të dënuarve për vepra që ndërlidhen me terrorizmin dhe atyre për vepra kriminale ordinere.
Florian Qehaja, drejtues i Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë, duke folur për Radion Evropa e Lirë, thotë se praktikat e deritashme kanë treguar që mënyra se si është shtrirë ideologjia ekstremiste është e tillë që mund të rekrutohen lehtësisht personat tjerë në burgje. (b.an)