Lee Kaplan është arrestuar dy ditë më parë në SHBA nën akuzën e dhunës seksuale pasi në banesën e tij u gjetën nga policia 12 vajza të mitura. 51-vjeçari Lee Kaplan ka pranuar se është babai i dy prej vajzave, i foshnjes më të vogël dhe i një tre vjeçareje.
E mëa e tyre, një 18-vjeçare, iu shit 51-vjeçarit nga prindërit e saj, si një gjest falenderimi që ky i fundit i ndihmoi këta të fundit, në një moment të vështirë financiar. Policia arrestoi Lee Kaplan në banesën e tij në Feasterville, rreth 20 milje në verlindje të Philadelphia më 16 Qershor, pasi mori një ankesë rreth shëndetit dhe sigurisë së fëmijëve të shumtë që shiheshin në shtëpinë e tij, shkruan cbs.
Kur efektivët mbërritën në banesën e 51-vjeçarit, gjetën 12 vajzat. Kaplan pranoi që ka pasur marëdhënie seksuale me më të rriturën prej tyre, që kur ajo ishte 14-vjeç. Kjo e fundit, tashmë 18-vjeç, e cila është bërë nëna e dy fëmijëve tha se nuk ishte e martuar me 51-vjeçarin.
Prindërit e vajzës u arrestuan nga polica pasi pranuan se ishin në djeni që, vajza e tyre kishte marëdhënie seksuale me Kaplan dhe kishte më të 2 vajza. Kaplan dhe prindërit e 18-vjeçares tashmë janë në burg. Të gjitha vajzat, sipas raportimeve, i përkasin komunitetit Amish të kontesë Lancaster.