Një burrë nga Sidnei i Australisë ka nxjerrë në shitje një unazë me gur të çmuar, me vlerë 33.000 dollarë. Unaza nuk është e zakonshme, por është unaza e fejesës së tij. Ai i propozoi të dashurës për martesë, por një javë pas propozimit zbuloi se ajo e tradhtonte me ish-të fejuarin e saj.
Menjëherë pas këtij zbulimi, ai i dha fund fejesës dhe nxori në shitje online unazën. Çmimi që i vendosi ishte 28.800 dollarë, pra 5.000 dollarë më pak sesa çmimi që kishte paguar për të kur e kishte blerë. Menjëherë pas postimit se donte të shiste unazën, filluan shumë komente në rrjetet sociale, të cilat kryesisht “sulmonin” vajzën që kishte tradhtuar të fejuarin dhe aq më tepër kishte rrezikuar të humbiste një unazë të tillë.
Kishte edhe nga ata komentues që kishin etiketuar të dashurat e tyre në këtë postim, duke kërkuar në mënyrë jo të drejtpërdrejtë që të fejoheshin me to….