Kryeministri Edi Rama ka postuar dy foto nga Hamami i Krujës, një trashëgimi e shekullit XV, ku tregon diferencën se si u la nga qeverisja e mëparshme dhe ndryshimi që i është bërë.
Rama shprehet se barbarët, referuar PD, e kishin lënë në gjendje të mjeruar këtë trashëgimi kulturore.
“Hamami i Krujës, trashëgimi e shek 15. Ja si e lanë barbarët në 23 qershor 2013 dhe si u kthye në identitet në 18 muaj”, shkruan Rama në Facebook.