Kandidati i ASHE-së për bashkinë e Durrësit, Vangjush Dako, ka vijuar me takimet e tij elektorale. Në takimin e zhvilluar me banorët e lagjes nr. 8, Dako tha se Durrësi do të vijojë të zbatojë projekte të mëdha në bashkëpunim me qeverinë.
Dako gjithashtu u ndal edhe te plagët si papunësia dhe varfëria. Ai tha se nëpërmjet projekteve që lehtësojnë këro plagë, do të punojnë për krijimin e vendeve të reja të punës.
“Armiku ynë është papunësia! Armiku ynë është varfëria! Ne na duhet t’i luftojmë, si papunësinë ashtu edhe varfërinë, nëpërmjet projekteve që synojnë zbutjen e tyre. Dhe një nga projektet më të mëdha që do të sjellë zhvillim, është krijimi i vendeve të reja të punës. Jo larg prej këtu, në zonën e Spitallës, do të ndërtohet një Park Industrial, një Zonë e Lirë Ekonomike, e cila do të krijojë mijëra vende pune”, tha Dako.