1815 – Në betejën e Vaterlosë në Belgjikë trupat e kombinuara britanike dhe prusiane nën komandën e gjeneralëve britanike dhe prusianë Wellington dhe Blücher (Bluecher) mundën Napoleon Bonapartin.
1882 – Ka lindur revolucionari bullgar dhe burri i shtetit Georgi Dimitrov, një nga themeluesit dhe udhëheqësit e Partisë Komuniste të Bullgarisë, kryeministri i parë i vendit, pas Luftës së Dytë Botërore. Ai ishte sekretar i përgjithshëm i Kominternit nga 1935 deri në shpërndarjen e saj në vitin 1943.
1884 – Ka lindur politikani francez Edouard Daladier. Midis dy luftërave botërore, ai ishte kryeministër tre herë. Bashkë me kryeministrin britanik, Neville Chamberlain ka nënshkruar Marrëveshjen e Munihut me Adolf Hitler, që hapi rrugën për agresionin nazist në Luftën e Dytë Botërore.
1936 – Vdiq shkrimtari rus dhe themeluesi i realizmit socialist, Alexei Maksimoviq Pjeskov, i njohur si Maksim Gorki. Pas vitit 1917 ka kritikuar veprimet e qeverisë sovjetike, e ka debatuar me udhëheqësin e Revolucionit të Tetorit, Vladimir I. Leninin dhe të tjerë udhëheqës bolshevikë.