Partia Demokristiane e e drejtuar nga Nard Ndoka shpreh qëndrimin e saj kundër votimit të reformës në drejtësi pa konsensusin e opozitës. Edhe pse ishte përfolur se mund të ishte ndër votuesit e opozitës pro Draftit, Ndoka shprehur qëndrimin zyrtar nëpërmjet një deklarate shpërndarë për mediat ku ai garanton të njëjtin qëndrim edhe nga deputetët Mirela Ferracaku dhe Eduart Ndocaj.
Po kështu PDK del kundër ndryshimeve në nenin 12 të Kushtetutës, që lejon martesat brenda të njëjtës gjini, të papranueshme për Demokristianët.
Dërgimi i Draftit në Kuvend për PDK është provokim ndaj opozitës.
“Votat Demokristiane (Ndoka, Mirela Ferracaku e Ndocaj) do jenë kundër ndryshimeve, në nenin 12 të Kushtetutës, që dëmton rëndë vlerat e familjes dhe traditën tonë. Reforma në Drejtësi duhet të sigurojë një pushtet gjyqësor të pavarur nga politika dhe të pakorruptueshëm, të pranuar dhe votuar nga të gjitha palët në Kuvend. Zgjidhja e dhënë nga Komisioni i Venecias, sipas pikës 88, ka mbetur e vetmja pikë për të realizuar konsensusin midis pozitës dhe opozitës. Partia Demokristiane kërkon, që të votohet sa më shpejt Reforma në Drejtësi, duke i kërkuar Z.Rama, respektimin e rekomandimit 88 të Komisionit të Venecias dhe çlirimin nga komplekset politike. Partia Demokristiane e Shqipërisë dhe Deputet e saj në Kuvend, inkurajojnë dialogun dhe konsensusin politik duke dhënë një kontribut konstruktiv në këtë drejtim, me qëndrimet dhe votat në Kuvend. Reformë në drejtësi pa opozitën nuk mund të ketë, tendenca për votim të njëanshëm e rrezikshme për standardet që pretendojmë”, thuhet në deklaratën e PDK./a.m.