Kryeministri Edi Rama ka marrë një mesazh në telefonin e tij nga trajneri i njohur italian Arrigo Sachi.
Kreu i mazhorancës zbardhi sms-në ku ai vlerësohej për letrën publike drejtuar kombëtares shqiptare.
Ja postimi i plotë i Ramës në Facebook, shoqëruar me mesazhin e Sachit:
Një sms që mbërriti sot në telefonin tim nga një zotëri i madh i historisë së futbollit botëror:
I dashur Edi,
jam plotësisht dakord me çfarë ke shkruar në letrën tënde për paraqitjet e bukura të djemve të De Biazit. Një grup i vërtetë, sakrifikues dhe i vendosur, që ka luajtur edhe nje futboll të mirë. Nga ana tjetër kur njerëzit japin gjithçka, siç ata kanë bërë duke nderuar profesionin dhe atdheun e tyre, meritojnë vetëm lavdërime.
Një përqafim të fortë
Arrigo Sacchi
/a.m.