Në pesëmujorin e parë të vitit 2016 u regjistrua një rritje e 28 përqind e zhdoganimit të cigareve.
Doganat kanë raportuar se në janar-maj 2016, janë zhdoganuar 236 ton cigare më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të 2015.
Në 5 mujorin e parë 2016 nga doganat kanë kaluar 1,076 ton cigare, me një mesatare mbi 200 tonë në muaj.
Shifra është e kënaqshme po të kemi parasysh se mesatarja mujore e dy viteve të kaluar nuk ka qenë mbi 150 tonë. Rritja e zhdoganimit sipas ekspertëve të doganave vjen për shkak të ndalimit të rritjes së akcizës për këtë produkt./a.m.