Rio de Janeiro ka deklaruar krizën financiare 50 ditë para se të fillojnë Lojërat Olimpike në Brazil. Guvernatori Francisco Dornelles ka thënë se “kriza serioze ekonomike” kërcënon seriozisht edhe Olimpiadën.
Të ardhurat publike për Olimpiadën kanë ardhur nga qeveria e qytetit të Rios, por shteti ishte përgjegjës për transportin dhe sigurinë.
Presidenti i përkohshëm i Brazilit Michel Temer ka premtuar ndihmë të madhe financiare për Rion, qytet që ka fajësuar krizën në shkurtimin e taksave, veçanërisht për industrinë e naftës, derisa Brazili është përballur me recesion të thellë.
Rio ka parashikuar deficit buxhetor prej 5.5 miliardë dollarëve sivjet. Gjatë Olimpiadës qyteti i Rios do të mirëpres 500 mijë turistë të huajë, referon Koha. (b.an)